Giannis Antetokounmpo ka bërë një paraqitje dominante të mërkurën mbrëma, teksa shënoi 41 pikë në fitoren e ekipit të tij, Milwaukee Bucks ndaj Chicago Bulls me rezultatin 122-106.
Greku me prejardhje nigeriane i shtoi kësaj performance edhe tetë kërcime dhe nëntë asistime.
Te Bulls më i miri ishte Zach LaVine, me 27 pikë.
Kjo ishte fitorja e katër rresht e Bucks në pesë takimet e fundit. Milwauke kishte triumfuar vetëm dy herë në 10 ndeshjet e para të ligës ndërsa aktualisht ndodhet në pozitën e 9 të Konferencës Lindore të NBA.
Chicago “mrizon” dy vende më poshtë.