• E mërkurë / Apr-02 06:15
  • Kontakt

Pos Kosovës, edhe Suedia do ta apelojë vendimin e UEFA-s për 3 pikët ndaj Rumanisë

Pos Kosovës, edhe Suedia do ta apelojë vendimin e UEFA-s për 3 pikët ndaj Rumanisë

Ndeshja e 15 nëntorit mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, dje mori epilog preliminar nga UEFA.

Vendimi i këtij organi tha se, me faktin se Kosova e ka braktisur lojën pa përfunduar zyrtarisht, 3 pikët do t’i takojnë Rumanisë.

Për këtë vendim, FFK-ja ka njoftuar se do të dërgojë ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë të Zvicrës.

Por, pos Kosovës, ankesë në këtë adresë do të dërgojë edhe Suedia për po të njëjtin vendim të UEFA-s.

Mediat në këtë vend kanë njoftuar se Federata e Stokholmit është gati të ndërmarrë veprim dhe të kontestojë fitoren e Rumanisë “në tavolinën e gjelbër”.

“Federata Suedeze e Futbollit po mendon të apelojë”, shkruan fotbollskanalen.se, e cila ka cituar edhe deklaratën e menaxherit të kombëtares suedeze, Stefan Pettersson, para njoftimit të organit drejtues të futbollit në “Kontinentin e Vjetër”: “Nëse ndodh që UEFA t’i japë Rumanisë një fitore 3-0, sigurisht që do të shohim se çfarë mund të bëjmë”.

“UEFA njoftoi se ia jep Rumanisë fitoren 3-0. Kjo mund të ketë pasoja për shanset e Suedisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës”, shkroi gjithashtu dn.se.