Bideni pret basketbollistët e Bostonit, u tregon se emri i tij i koduar është “Celtic”

Bideni pret basketbollistët e Bostonit, u tregon se emri i tij i koduar është “Celtic”

Shtëpia e Bardhë në Washington, u gjelbërua, të enjten.

Kjo për faktin se në vendin ku jeton kryetari i shtetit më të fuqishëm në botë, erdhi krejt ekipi i Boston Celtics.

Pritja e kampionit të NBA-së në Shtëpinë e Bardhë është bërë njëfarë tradite presidenciale që nga viti i largët 1963, kur nikoqir i kësaj ngjarje ishte John F. Kennedy. Edhe atëherë, mysafirët e parë në White House ishin pikërisht lojtarët e Bostonit.

E ata që aktualisht janë pjesë e këtij ekipi, patën rastin ta mësojnë një gjë shumë interesant. Joe Biden, presidenti i Amerikën e ka si nickname të koduar nga shërbimi sekret i shtetit një pjesë të emrit të Boston, që është Celtic ose kelt, sic thuhet në gjuhën shqipe. Me këtë emër njihen banorët e Irlandës, Skocisë, Uellsit dhe të disa pjesëve tjera të Evropës, sikur është Britannia.

“Kjo është e vërtetë. Unë jam irlandez”, tha Biden, gjatë pritjes.

Ai nuk ngurroi të krenohet për këtë fakt.

“Të gjithë këtu pas meje janë irlandezë në zemër. E ndjej njëfarë krenarie të veçantë për këtë trofe. Nga ky kelt i vjetër irlandez, për të gjithë ju Celtics-ët, urime!”, vazhdoi Biden.

Boston mori sivjet titullin e 18 në NBA, që është rekord i kësaj lige. Ka fituar të paktën një titull në tetë nga 13 administratat e fundit presidenciale.

“Celtics nuk janë thjesht vetëm një ekip basketbolli. Ata janë një mënyrë e jetesës”, tha Biden.

Ky, gjatë kësaj pritje, organizoi një shëtitje të pjesëtarëve të Boston nëpër atë që njihet si South Lawn, e që është pjesa jugore e Shtëpisë së Bardhë, bashkë me parkun para saj.