Rrejti se e ka lojtarin e sëmurë, Atlanta merr gjobë 100 mijë dollarë nga NBA

Rrejti se e ka lojtarin e sëmurë, Atlanta merr gjobë 100 mijë dollarë nga NBA

NBA ka treguar edhe njëherë sa e rreptë është, kur klubet e kësaj ligë mashtrojnë.

Kështu veproi edhe Atlanta, që nuk e futi në lojë, lojtarin e vetë më të mirë, Trae Young, në ndeshjen mysafire kundër Bostonit, më 12 nëntor. Haëks rrejti se ylli i tyre ishte i “paaftë” për lojë, për shkak të telasheve me “tendinitis” në thembrën e Akilit të këmbës së djathtë.

Por, hetimi nga një mjek i pavarur ka gjetur se Young ishte plotësisht i aftë për atë ndeshje.

Për pasojë, Atlanta u gjobit rëndë nga NBA, e cila ia mori 100 mijë dollarë për këtë mashtrim, transmeton Klankosova.tv.

Haëks u gjet faktore, për sic u tha, shkeljen e politikave të participimit të lojtarëve në këtë ligë.

Atlanta e fitoi atë ndeshje 117 me 116, edhe pa Young, i cili në ndeshjet e deritashme të NBA ka një mesatare prej 21.9 pikëve, 3.6 kërcimeve dhe 11.9 asistimeve.