• E mërkurë / Apr-02 05:47
  • Kontakt

Nuk paraqiten në SPAK, Berisha në Gjermani, Kryemadhi në SHBA

Nuk paraqiten në SPAK, Berisha në Gjermani, Kryemadhi në SHBA

eputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, nuk është paraqitur sot në SPAK, për shkak se nuk ndodhet në Shqipëri. Ajo ka marrë leje nga Prokuroria e Posaçme për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryemadhi është e detyruar të paraqitet në organin e akuzës, sipas vendimit të gjykatës, të hënën e parë të çdo muaji në orën 12:00, por këtë herë ka marrë leje nga prokurori i çështjes.

Edhe ish-kryeministri, Sali Berisha ndodhet në Gjermani dhe ka marrë leje për të mos u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Kërkesa e tij për leje është miratuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, duke e justifikuar mungesën e tij për këtë seancë.

Kryedemokrati sipas topchannel, ndodhet në një takim elektoral me emigrantët shqiptar në Gjermani, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit.