Sulmuesi francez i Atletico Madrid, që tani është 26 vjeç, pritet të bëjë një hap shumë të rëndësishëm në karrierë.
Këtë verë kishte bisedime, por klauzola e tij prej 200 milionë eurosh bënte që bisedimet të stopojnë, por në vitin 20018, kjo klauzolë kthehet në 100 milionë euro.
Sipas Mundo Deportivos bisedimet janë në rrugë të mirë mes palëve dhe futbollisti është gati që ta gjej një akord personal me Barcelonën.
Gazeta spanjolle vetëm i përforcon fjalët e mediumeve si RAC1, Catalunya Radio dhe Le10Sport, që shkruanin se marrëveshja personale vetëm është arritur.
Kontrata e tij me Bacelonën pritet të jetë pesë vjeçare.