Suksesi i Panucci-t, Shqipëria ngjitet 9 vende më lartë në renditjen e FIFA-s

Shqipëria ka rikuperuar 9 pozicione në renditjen e re të publikuar nga FIFA për muajin Nëntor.

Shqipëria ka rikuperuar 9 pozicione në renditjen e re të publikuar nga FIFA për muajin Nëntor.

Djemtë e Christian Panucci-t janë ngjitur në vendin e 62-të dhe kanë grumbulluar një total prej 533 pikësh.

Një lajm i mirë ky për kombëtaren tonë pas fitores 3 – 2 të arritur kundër Turqisë.
Në këtë mënyrë, kombëtarja ka kaluar edhe Rusinë që do të presë Kupën e Botës 2018.
Shqipëria në muajin Tetor ishte e renditur në vendin e 71.
Një lajm i mirë vjen edhe për përfaqësuesen e Kosovës që ka arritur gjithashtu të ngjitet në vendin e 174 duke u bërë shoqëri skuadrave si Kuba apo dhe Malajzia. Në muajin e kaluar Kosova ishte e renditur e 183 duke rikuperuar 9 pozicione këtë muaj, pas fitores me Letoninë.