Marramendja lidhet me çrregullimet mendore

Personat në meso-moshë të cilët kanë marramendje kur ngritën nga pozicioni ulur, mund të rrezikohet nga një sulm në tru apo çrregullime mendore në të

Ndjenja e marramendjes vjen si pasojë e rënies së menjëhershme të tensionit të gjakut.

Studimi i realizuar me 11,709 persona në SHBA, ka treguar se ata që përjetojnë këtë marramendje kanë gjata goxha më të larta për zhvillimin e problemeve në tru.

Megjithatë marramendja shpesh është edhe simptoma e sëmundjeve serioze.

Autori i studimit, Andreea Rawlings ka thënë se rënia e menjëhershme e tensionit, më parë është lidhur me problemet me zemër, megjithatë personat të cilëve ju ndodh shpesh një gjë e tillë duhet të monitorohen edhe për probleme me shëndetin mendor.

Ai ka shtuar se ka nevojë për studime të mëtutjeshme për të kuptuar se si lidhen këto të dyja.