Në sfidën ndaj Tottenhamit, në International Champions Cup, Andre Gomes dhe Denis Suarez kanë shfaqur probleme fizike që ndërlikojnë jo pak planet e katalanëve.
Mesfushori portugez do të qëndrojë 2 muaj larg fushave.
Ndërsa ai spanjoll 2-3 javë, por që të dy nuk janë në planet e Valverdes dhe klubi priste oferta për ta.
Të paktën dëmtimi i Gomes e nxjerr lojtarin pothuajse jashtë merkato, ndërsa për Suarezin ka ende ekipe që e duan në huazim në kampionatin spanjoll.