Pse gratë duhet të vishen me të zeza kur takohen me Papën?

Për gratë, ngjyra e zeza, është ngjyra që duhet të veshin nëse kanë takim me Papën.

Për gratë, ngjyra e zeza, është ngjyra që duhet të veshin nëse kanë takim me Papën.

Pa marrë parasysh nëse jeni apo jo ndjekës i lajmeve për Papën, ka diçka të pashmangshme që ju e shikoni në çdo kronikë televizive në takimet e lidervë botërorë me Papën, gratë janë të veshura me të zeza, transmeton Klan Kosova.

Por, çfarë do të thotë kjo, a është Papa i vetmi që mund të vishet me të bardha.

Së pari, për të pasur një takim me Papën ju duhet të pyesni apo të merrni leje shumë muaj më heret tek autoritet përkatëse dhe duhet të shikoni rregullave që duhet t’ju përmbaheni.

Sipas Kishës Katolike gratë duhet të veshin të zezën kur ato janë përballë Papës për shkak se e zeza sipas kishës,  përfaqëson përulësi dhe devotshmëri.

Ka edhe të tjera rregulla përveç kësaj, veshja juaj duhet të mbulojë krahët, fundi duhet të jetë nën gju, dhe të vënë një pëlhurë që mbulon fytyrat .

Mirëpo mbretëresha e Spanjës ka privilegjin ”du blanc” ose “privilegjin e bardhë”, dhënë për gratë ose mbretëreshat me pozita të larta në politikë.

Ato janë dhënë vetëm për monarkët katolikë apo gratë e udhëheqësve katolikë.

Epo kush mund të veshë rroba të bardha sot në takimin me Papën?

Siç duket duhet të jeni mbretëreshë, princeshë ose dukeshë për të pasur ”privilegjin e të bardhës”.

Personat që deri më tani kanë këtë privilegj janë mbretëresha e Spanjës Reina Letizia, mbretëresha Paola e Belgjikës, dukeshës María Teresa e Luksemburgut, Princesha Charlene de Monaco dhe mbretëresha Matilde de Bélgica.

Për çudi Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II nuk është pjesë e kësaj ”liste”.