Befason Lopetegui: Do të jetë interesante ta bëjmë këtë pa Ronaldon!

"Do të jetë emocionuese që të përgatitim një ekip pa Ronaldon".

Julen Lopetegui ka thënë që do të jetë një sfidë për të përgatitur ekipin pa Cristiano Ronaldon.

Ai e quajti portugezin si njërin nga më të rëndësishimit në histori të Real Madridit.

“Ronaldo është një nga lojtarët më të rëndësishëm në histori të klubit. Ai e shprehu dëshirën për t’u larguar dhe klubi njeh trashëgiminë e jashtëzakonshme që e ka lënë ai”, deklaroi Lopetegui.

“Do të jetë emocionuese që të përgatitim një ekip pa Ronaldon”.

“Unë nuk kam asnjë dyshim që mund t’ia dalim, duke parë lojtarët fantastik që i kemi në skuadër”, shtoi ai.