Ylli i Chelseat transferohet përfundimisht te Real Madridi

Ylli i Chelseat transferohet përfundimisht te Real Madridi

Hazard mesa duket është e pamundur të transferohet pasi klubi i Chelseas e ka blinduar belgun duke kërkuar shuma marramendëse.

Por nga ana tjetër duket se portieri Thibaut Courtois i pëlqen idea e transferimit në Madrid.

Agjenti i tij i ka kërkuar Chelseas që ta lejojë portierin të bashkohet me Real Madridin.

“Kam lexuar gjithkund se Chelsea është duke thënë se Thibaut nuk largohet, por ai ia ka bërë të qartë klubit se alternativa më e mirë për të është të shkojë në Madrid”, – tha Christophe Henrotay, sipas “The Sun”.

“Për atë, ky është një vendim i madh, sepse dëshiron të jetë pranë familjes së tij dhe ka një ofertë për Chelsea, që duhet ta pranojë” ka shtuar më pas Henrotay.