Real Madrid me ofertë marramendëse për Harry Kane

Real Madrid mbetet në kërkim të një lojtari të madh që do të pasonte të larguarin Cristiano Ronaldo.

‘Los Blancos’ këtë verë kanë humbur lojtarin më të mirë të tyre, dhe kjo ka bërë që Florentino Perez të punojë për të sjellë zëvendësuesin e tij.

Një nga emrat më të përmendur ditëve të fundit është ai i sulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane.

Sipas ‘Don Balon’, Real Madrid do t’i ofrojë Tottenhamit deri në 250 milionë euro për sulmuesin anglez.

Kjo shumë do të ishte më e madhe që është paguar në histori të futbollit për një futbollist.