Perisic zgjedh një mënyrë interesante për të ftuar Modricin te Interi

Ivan Perisic ka gjetur një mënyrë interesante për të ftuar te Interi bashkëkombësin e tij, Luka Modric.

Mesfushori kroat ditëve të fundit ka qenë i lidhur me një kalim te Interi në Serie A.

Perisic është mundur të jap kontributin e tij në këtë çështje, duke i bërë ‘tag’ Modricit në një postim të bërë në Instagram së bashku me dy kroatët tjerë Marcelo Brozovic dhe Sime Vrsaljko.

Derisa Perisic po i uronte mirëseardhje Vrasaljkos te Interi, ai në të njëjtin postim ka bërë ‘tag’ Modricin, duke shtuar edhe përshkrimin ‘kush po mungon’.

Por, dëshira e Perisic dhe tifozëve të Interit duke e parealizueshme, pasi sipas medieve në Spanjë, Modric ka vendosur të qëndrojë te Real Madrid, pas takimit të mbajtur sot me presidentin Florentino Perez.

Modric 32 vjeçar, pjesë e Real Madrid është që nga viti 2012, kur ishte transferuar nga skuadra e Tottenham Hotspur.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48