Ghetto Geasy, reperi i luksit! Sandalet e tij gati 1000 euro

Getoar Selimi është njëri prej reperëve më të kërkuar të momentit.

Kjo nënkupton që është tejet i angazhuar me koncerte dhe fitimet nuk mungojnë, shkruan lajmi.net

Andaj Geti bën një jetë luksoze dhe vishet me markat nga më të njohurat e më të shtrenjtat në botë. Një faqe online në Instagram që publikon çmimin e veshjeve të artistëve shqiptarë e ka lakuar shpesh emrin e liderit të labelit BabaStars.

E ajo për çka është vënë në fokus të veçantë në media janë çmimet e super të shtrenjta të veshjeve të tij.

Së fundmi është publikuar një postim ku tregon se sandalet e tij që duket se i ka të kreatorit italian, Giuseppe Zanottit, ” Chain Trim Sandals”, të cilat kanë kushtuar rreth njëmijë euro, saktësisht 965.

Ndërsa fanella “Paisley Print Polo Shirt” duket se i ka kushtuar 254 euro.