Çfarë e bashkon Agnesa Vuthajn me Dua Lipën?

Agnesa Vuthaj është njëra ndër blogeret më të suksesshme shqiptare.

Ish-Miss Kosova po vazhdon të jetë e angazhuar në karrierën e saj teksa po korr edhe suksese të mëdha.

Ajo po ashtu po ecën mjaft mirë edhe me dyqanin e saj ku kësaj radhe siç shihet në foto, këngëtarja shqiptare me famë botërore mban në duar çantën e Agnesës, të prodhuar nga brendi i saj.

Vlen të ceket se Agnesa në vitin 2003 u shpall Miss Kosova kurse një vit pasi u shpall më e bukura në Kosovë, ajo gjithashtu mori kurorën e më të bukurës edhe në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Dua është tejet aktive në koncerte të ndryshme anembanë botës.