Floriani prezanton motrën, kaq shumë ngjajnë

U bë i njohur me këngën "Ngjyra e kuqe" për të vazhduar më tej karrierën me projekte të reja.

Bëhet fjalë për Florian Beqirin, i cili edhe pse i ri në moshë, pëlqehet shumë në publik.

Në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari ka postuar së fundi një fotografi me motrën, Florentinën.

Këngëtari ngjan shumë me motrën dhe këtë gjë e vërteton më së miri ky imazh që ndau me ndjekësit.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Floriani është “Helem”, këngë kjo e publikuar në korrik të vitit të kaluar.