Këngëtarja gjatë ditës së djeshme ka publikuar projektin e ri me titull “Rendez Vous”.
Enca ia kishte shoqëruar edhe me videoklip, në të cilin vjen në skena të ‘nxehta’ dhe me veshje provokuese.
Suksesi i “Rendez Vous” po shihet që në orët e para të publikimit të këngës, ajo është në listën e këngëve ‘trending’ në shtatë shtete.
Në listën që ka publikuar Enca ka renditur: Maqedoninë, Gjermaninë, Italinë, Zvicrën, Greqinë, Francën dhe Rusinë.