Urimi i Shyhretes për ditëlindjen e bashkëshortit

Në familjen e Shyhrete Behlulit sot ka një arsye më shumë për të festuar.

Kjo ngase bashkëshorti i Shyhretes , Luan Salihu feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast, nuk kanë munguar urimet për të, e sigurisht që urimin më të veçantë ia bëri bashkëshortja, Shyhretja.

“Urime ditëlindjen Luli e kalofshim edhe pleqnin të lumtur @luansalihuu“, ka shkruar Shyhretja duke ia shoqëruar edhe një fotografi bashkë me të.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Shyhrete Behluli është “Dasma e nipit” në duet me Engjin.