Nëse ndodh kjo, Sterling vazhdon kontratën në Man City

Raheem Sterling ka vendosur një kusht për vazhdimin e kontratës në Man City.

Raheem Sterling ka një kusht për vazhdimin e kontratës në Man City.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se sulmuesi kërkon rritje të konsiderueshme të rrogës, për ta konfirmuar të ardhmen e tij në Etihad Stadium.

Sterling është aktualisht i lidhur me “Citizens”, deri në vitin 2020.

Por, ai kërkon rritje të rrogës mujore prej 175 mijë funte për të nënshkruar ofertën për vazhdimin e saj.