Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka shtuar interesimin për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Toni Kroos.
“Don Balon” raporton se reprezentuesi gjerman vazhdon të jetë objektiv i klubit nga Etihad Stadium.
Guardiola e konsideron Kroosin si përforcim ideal për ekipin kampion në fuqi nga Premierliga.
Nëse largohet nga Santiago Bernabeu, Kroos me shumë gjasë mund të bashkohet me Guardiolën te skuadra e Manchester Cityt.