Transformimi i Gabigol te skuadra e Santosit

Gabigol ka ringjallur karrierën e tij pas kalimit nga Inter në Santos.

Gabriel Barbosa, i njohur si Gabigol, hedh pas krahëve periudhën e keqe që kaloi në Europë me Interin e Benfican.

Sulmuesi është rikthyer të shkëlqejë me Santosin, ku deri më tani ka shënuar 13 gola në 31 ndeshje mes kampionatit dhe Coppa Libertadores.

22-vjeçari, huazimi i të cilit te klubi brazilian skadon më 31 dhjetor, pritet të rikthehet te Interi, por dëshira e drejtuesve të klubit të Santosit është që futbollisti të mos largohet.

Lajmi konfirmohet nga presidenti i brazilianëve, Jose Carlos Peres, i cili pavarësisht se përjashtoi mundësinë e blerjes përfundimtare të lojtarit, tha se dëshiron të rinovojë kontratën e huazimit të lojtarit me Interin, që zotëron kartonin e sulmuesit.