Juventusi mund të apelojë kartonin e kuq të Cristiano Ronaldos kundër Valencias, por nuk pritet të ketë sukses, pasi ata do të duhet të dëshmojnë “një gabim të dukshëm” nga ana e gjyqtarit.
Ylli portugez u largua nga fusha pas 29 minutave lojë në fitoren e mbrëmshme të Juventusit, pasi e goditi dhe e tërhoqi për flokë mbrojtësin Jeison Murillo.
Sipas nenit 9 të rregulloreve të UEFA-s, “vendimet e marra nga gjyqtari në fushën e lojës janë përfundimtare dhe nuk mund të rishikohen nga organet disiplinore të UEFA-s”.