Barcelona pret përforcimin e parë për vitin 2019

Barcelona beson se mund të arrijë te përforcimi i madh nga Holanda.

Barcelona është optimiste për blerjen e mesfushorit të Ajax Amsterdamit, Frenkie de Jong.

“Sport” ka njoftuar se klubi katalan beson se mund ta mposht konkurrencën për transferimin e talentit holandez, gjatë vitit 2019.

Barcelona rivalizohet nga Man Utd dhe klube të tjera në garë për blerjen e De Jong.

Ai ishte afër largimit nga Ajax Amsterdam, edhe para fillimit të këtij sezoni.