Qesharake nga Hazard: Kjo ishte arsyeja pse shënova golin e fitores ndaj Liverpoolit

Eden Hazard ishte hero i fitores së Chelseat ndaj Liverpoolit në Carabao Cup.

Chelsea ka marrë një fitore mjaftë të rëndësishme kundër Liverpool me rezultat 1-2, duke e eliminuar këtë të fundit nga Carabao Cup.

Autori që vulosi fitoren e Chelseat ishte, i “magjishmi” Eden Hazard, i cili shënoi një super gol, duke çoroditur mbrojtësit dhe portierin e Liverpool.

Pas ndeshjes protagonisti i sfidës ka thënë se ky gol ishte i një rëndësi të madhe pasi i kishte shënuar një skuadre si Liverpool, të cilët sezonin që lamë pas shkuan deri në finalen e Champions LEagues.

“Goli ishte special dhe i tillë ka qenë edhe kualifikimi. Fola me N’Golo Kante dhe më tha që nuk donte penallti, kështu që opsioni i vetëm ishte të shënonim. Nuk e di nëse është një ndër 5 golat më të mirë të mitë, por është diku atje pasi është ndaj Liverpool-it.” ka deklaruar Hazard.