Barcelona ka vendosur mos ta transferoj yllin e madh

Barcelona nuk do ta transferoj Paul Pogban.

Skuadra katalonase ka vendosur që të heq dorë nga transferimi i mesfushorit francez.

Edhe pse Pogba kishte shprehur dëshirën që t’i bashkohet Barcelonës, këta të fundit më nuk i duan shërbimet e tij.

Sipas medieve spanjolle, katalonasit kanë vendosur të heqin dorë nga transferimi i francezit, për shkak të pagës së tij të lartë.

Barcelona nuk dëshiron që t’i futet garës për Pogban, pasi e di se edhe Juventusi i kërkon shërbimet e tij.

Në rast të transferimit të francezit, ata do t’i humbisnin mbi 150 milionë euro, duke mos marr parasysh pagën sezonale.