Sulmuesi brazilian që nuk pati një sezon për t’u mbajtur mend në Francë te PSG ku dështuan të sigurojnë titullin e Ligës së Kampionëve, ka thënë tre emrat favorit për Topin e Artë, që shumë shpejtë do të jepet nga ‘France Football’.
Në listën e Neymar nuk bënë pjesë Luka Modric, lojtari i vitit i zgjedhur nga FIFA pak ditë më parë.
Por ajo që befason, është se Neymar për favorit kryesor ka Cristiano Ronaldon, dhe jo ish shokun e tij të skuadrës, Lionel Messin.
Argjentinasi renditet vetëm i dyti, ndërsa Kylian Mbappe në vendin e tretë.
“Për mua Ronaldo, Messi dhe Mbappe”, është përgjigjur shkurt Neymar në pyetjen për favoritët për Topin e Artë.
Kujtojmë se Ronaldo dhe Messi kanë të fituar nga pesë trofe të Topit të Artë në karrierën e tyre.