PD konfirmon pjesëmarrjen për zgjedhjet në KNSH ,’’Bojkoti nuk është zgjidhje’’ (Video)

Bartësi i listës së Partisë Demokratike z.Sali Salihi ishte i ftuar në emisionin ‘’Zëri Politik’’ në Rtv Aldi ...

Këshilli qëndrorë i Partisë Demokratike në mbledhjen e mbajtur më 29 shtator ka marrur vendimin për pjesëmarrje në zgjedhjet për Këshill Nacional.

Bartësi i listës së Partisë Demokratike z.Sali Salihi mbrëm ishte i ftuar  në emisionin ‘’Zëri Politik’’ në Rtv Aldi ku gjatë këtij emisioni ai foli në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhjet për Këshill Nacional, planprogramin e kësaj partie dhe për problematikat me të cilat përballen shqiparët si në fushën e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit të simbloeve kombëtare dhe gjuhës.

z.Salihu potencoi se aryseja e vonesës së daljes me një vendim të qartë në lidhje me pjesëmarrjen në këto zgjedhje ishin pikërisht zhvillimet në rajon siç është tema e bisedimeve për bashkangjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën, mirëpo pas konsultimeve me z.Thaçi kemi ardhur në përfundim që pjesëmarrja në këto zgjedhje nuk paraqet pengesë për procçesin.

z.Salihi gjatë emisionit tha që bojkotimi i këtyre zgjedhjeve duke mos marrur pjesë nuk është zgjidhe për popullatën tonë përshkak se mosnjohja e numrit 29 e këshilltarëve nga Qeveria e Serbisë është thjesht politikë diskrimiminuese dhe me këtë rast vetëm do të pranonim këtë shkelje që po na bëhet.

Sa i përket përgatitjeve parazgjedhore dhe shpalljes së listës z.Salihi tha që Partia Demokratike do të fillojë me grumbullimin e nënshkrimeve prej ditës së nesërme eventualisht të premten dhe të gjithë qytetarët mund të paraqiten pranë zyrës së Partisë nga ora 9 deri në orën 5, sa s përket përbërjes së listës ajo do të jetë kryesisht me anëtar të rinjë

z.Salihu theksoi që Partia Demokratike është e gatshme të garojë e vetme mirëpo me rëndësi është që ne nuk kemi vija të kuqe me asnjë parti politike.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48