Të gjithë mendonin se Conori ishte ‘viktima’ në gjithë këtë kaos, por ishte irlandezi ai që i goditi i pari një nga pjesëtarët e skuadrës së Khabib teksa po qëndronte mbi rrethojat e kafazit.
Bëhet fjalë për kushëririn e Khabib, Abubakar Nurmagomedov, i cili tregon versionin e tij se si filloi çdo gjë mes tij dhe Conorit.
“U ngjita në kafaz dhe bushtra irlandeze më goditi. Por, as unë nuk u tërhoq prapa. Bam, boom! E godita dy herë”.
Abubakar vazhdoi duke thënë se kapela e leshit që ishte duke e mbajtur në dorë e pengoi të godas më shumë Conorin.
“Papakha (emri i kapelës) më pengoi, isha duke e mbajtur me dorën e majtë”, ka thënë Abubakar.
Abubakar, është 28 vjeçar dhe është sportist në UFC, përballja e tij e fundit ishte në gusht, ku fitoi ndaj Jonathan Westin në tre runde.
Që nga debutimi i tij në UFC në vitin 2011 në ‘welterweight’ (kategori mes peshës së lehtë dhe asaj të mesme) ka vetëm dy humbje.