• E mërkurë / May-21 00:06
  • Kontakt

Fitorja spektakolare e Kosovës bënë jehonë edhe në Serbi (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë fitoren e radhës në Ligën e Kombeve.

Dardanët’ kanë mposhtur 3:1 Maltën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Nuk janë të shumta mediet në Serbi që kanë raportuar për fitoren e Kosovës në Ligën e Kombeve, shkruan lajmi.net.

Por, kjo fitore nuk ka kaluar pa u përcjell edhe nga media më e madhe serbe ‘B92’.

“Kosova dominon Ligën D’, shkruan ‘B92’.

“Në Ligën D, ekipi i Kosovës vazhdoi me lojëra të mira duke e mbajtur vendin e parë me 7 pikë nga tre ndeshje. Ky sukses në vazhdimësi vjen pas fitores 3:1 ndaj Maltës”, shkruan tutje kjo medie.