Sa i përket jetës private këngëtarja nga Gjilani është munduar që çdo herë ta mbajë më hermetike.
Ajo tashmë është e fejuar me Labin e cila pranoi propozimin në ditëlindjen e saj e që ndihet mjaft e lumtur.
Mbrëmë siç duket kishte festë në familjen e tyre, pasi i dashuri i Shkendës festoi ditëlindjen me ç’rast ishin mbledhur edhe disa nga fytyrat publike.
Pjesë e kësaj mbrëmje ishte edhe Fjolla Morina e cila me anë të një video e uroi Labin për ditëlindje. “Labushi urime ditëlindjen… të don motra shumë”, janë fjalët e saj.
Megjithatë, Shkenda përveç pamjeve që ka sjell ende nuk e ka uruar të dashurin për ditëlindje.