Bejtush Gashi shkarkohet nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme

Bejtush Gashi i cili ishte i ngarkuar në detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme është liruar zyrtarisht nga posti që mbante.

Burime të lajmi.net bëjnë me dije se Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi është liruar sot nga ky post.

Ky vendim është marrë nga AKR,  sipas marrëveshjes së koalicionit qeverisës për emërimin dhe shkarkimin e ministrave nga radhët e AKR-së.

Bejtush Gashi është ministri i dytë i emëruar në këtë dikaster, pas Flamur Sefajt, i cili u shkarkua pas rastit të ekstradimit të shtetasve turq.