Nora me fotosesion vjeshte, mahnit në të bardha (Foto)

Nora Istrefi njihet për stilin e veçantë në çdo paraqitje publike.

Nora Istrefi ka realizuar një fotosesion të ri, të cilin e ndau me ndjekësit në Instagram.

Këngëtarja nisi ditën me fotografitë e realizuara në parkun e Gërmisë, ku shihet e veshur tërësisht në të bardha.

Ajo dukej si çdo herë me shumë stil, ndërsa në mbishkrimin që i la fotos ka treguar se ky është ‘look-u’ që ajo pëlqen.

Për ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Nora është “Asni gotë” në bashkëpunim me Mixey.