Meghan Markle bën daljen e parë publike pas konfirmimit të shtatzënisë

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë qenë kryetemë e medieve rozë këto ditë, kjo për shkak të shtatzënisë së dukeshës.

Pallati mbretëror gjatë ditës së djeshme konfirmoi lajmin se dukesha është në pritje të ëmbël.

Çifti Meghan Markle dhe Princi Harry kanë udhëtuar në një vizitë zyrtare në Australi, nga ku edhe dolën imazhet e para të Meghan si shtatzëne.

Ajo kishte përzgjedhur një fustan të bardhë, dukesha ka zbuluar për herë të parë barkun e rrumbullakosur, ndërsa dukej shumë e lumtur.

Kujtojmë që, sipas njoftimit të pallatit mbretëror, Meghan do të bëhet nënë në pranverën e 2019-ës.