“Gylseren” edhe njëherë drejt altarit të martesës

Nurgul Yesilcayka ka marrë një vendim të rëndësishëm në jetën e saj.

Aktorja e njohur turke ‘Gylseren’ ka vendosur që dashurinë me producentin Necati Kocabay ta kurorëzojë me martesë.

”Çdo gjë po shkon mirë. Po mendojmë të martohemi” u shpreh ajo për mediat turke.

Nga martesa e saj e parë ajo ka një djalë me emrin Osman Neja dhe me ish bashkëshortin Cem Ozer thotë se raportet i kanë të mira falë djalit.

”Kemi mbajtur marrëdhënie miqësore sepse kemi një djalë së bashku” tha tutje ajo.

Kujtojmë se ajo e ka bërë një hap të madh duke prezantuar djalin e saj me të dashurin, burrin e saj të ardshëm.

src="files/assets/images/news_images/inside_news/144597826643.jpeg"/>