Kryetari Arifi i përgjigjet reagimit të kompanisë ''Saba Bellça'' (Video)

Kryetari Arifi i përgjigjet reagimit të kompanisë ''Saba Bellça'' (Video)

Kompania ‘’Saba Belça’’ në Preshevë para dy ditësh ka dalur me një reagim duke i’u drejtuar kryetarit të komunës Shqiprim Arifi, ku përmes këtij reagimi kanë shkruar ‘’për hirë të transparencës dhe informimit të qytetarëve të Preshevës ,ne reagojmë për të demantuar shpifjet e kryetarit të Preshevës i cili përmes konferencave për media po vazhdon të plasojë të pavërteta për realizimin e projekteve ku ’’Saba Belça’’ është  punëkryes. kështu shkruan në reagimin e lëshuar nga kompania ‘’Saba Belça’’.

Kryetari i komunës z.Shqiprim Arifi pas këtij reagimi gjatë konferencës për media foli në drejtim të kompanisë ‘’Saba Belça’’ duke e quajtur si reagim të vonshëm po ashtu dhe të sponzorizuar.

Z.Arifi tha se të pavërtetat të cilat kompania ‘’Saba Belça’’ i ka thënë rreth pagesave ne shumë shpejtë do ti shpalosim me fakte.