Në prag të përplasjes Chelsea – Manchester United, mesfushori Paul Pogba ka thënë se Eden Hazard është lojtari më i mirë në ligë.
Chelsea dhe Manchester United të shtunën zhvillojnë derbin e xhiros së nëntë në Premierligë, me fillim nga ora 13:30.
“Një lojtar që nuk mund ta harroni është Eden Hazard. Ai është në momentin e tij. Ndoshta edhe lojtari më i mirë në Premierligë”, ka deklaruar Pogba.
“Gjithçka po shkon mirë për ata, ata kanë arritur rezultate të mira”.