• E mërkurë / May-21 18:14
  • Kontakt

Ende pa filluar përballja ndaj Interit, Jordi Alba ndihet i ‘thyer’

Jordi Alba pranon se mungesa e Lionel Messit te Barcelona për tre javë do të jetë evidente, por të tjerët tani duhet të rriten.

Leo Messi do të mungoj për tri javë te Bracelona, ndërsa do ta humbet ndeshjen e sontme ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.

“Kjo është një lojë e rëndësishme për ne, teksa të dy skuadrat duam të jemi udhëheqës të grupeve”, u tha Alba gazetarëve.

“Ne e dimë se sa i lartë është niveli i tyre dhe ne natyrisht kemi vështirësi pa Leon (Messin), që është lojtari më i mirë.

“Ai na bën të gjithë lojtarëve më të mirë dhe ai është absolutisht kyç për ne dhe është një lojtar me të vërtetë unik në botë, por kjo është sfida për ne që të gjejmë zgjidhje të tjera.

“Ne e dimë se jemi një skuadër e shkëlqyeshme dhe ne jemi shumë më tepër se vetëm një lojtar, tani kemi mundësinë për të treguar se mund t’ia dalim kundër një skuadre shumë cilësore.

“Të gjithë e dinë se nuk do të bëjmë aq shanse për gol si me Messin”, ka thënë më tej mbrojtësi spanjoll.