Trajneri spanjoll, Pep Guardiola, i ka premtuar besnikëri të përjetshme skuadrës nga ‘Etihad Stadium’.
47 vjeçari gjatë një interviste dhënë së fundi, ka thënë se Manchester City do të jetë skuadra e vetme që do të trajnojë në Premierligë.
“Dua të mbetem qytetar për pjesën tjetër të jetës. Do të bëhem tifoz i Manchester Cityt dhe do të jetë e pamundur të trajnojë ndonjë skuadër tjetër si Manchester City në Angli, sepse jam i dashuruar me njerëzit këtu”, ka deklaruar Guardiola.
Pep Guardiola është trajner i Manchester Cityt që nga viti 2016, ku ka arritur të fitojë edhe një titull në Premierligë.