Kanë mbetur më pak se dy muaj deri në hapjen e afatit kalimtar të janarit, dhe Chelsea është njëra nga skuadrat që pritet të jetë më aktive.
‘Goal.com’ raporton se në afatin kalimtar të janarit mund të largohen gjashtë lojtarë nga Chelsea.
I pari në listën e largimeve është Victor Moses, i cili nuk po gjen hapësira nën drejtimin e Maurizio Sarri.
Kësaj liste i shtohet mbrojtësi Andreas Christensen, Ruben Loftus-Cheek, Gary Cahill, Callum Hudson-Odoi dhe Cesc Fabregas.