• E mërkurë / May-21 22:19
  • Kontakt

Provokohet nga mediat serbe, shikojeni reagimin fantastik nga Shaqiri

Xherdan Shaqiri u provokua nga mediat serbe pas ndeshjes Liverpool - Crvena Zvezda në Ligën e Kampionëve...

Mbrëmë është zhvilluar ndeshja mes Liverpool dhe Crvena Zvezda, që u mbyll me rezultatin 4:0.

Ylli nga Zhegra, Xherdan Shaqiri, ishte prej atyre që shkëlqeu në fushë me performancen e tij, shkruan lajmi.net.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, sytë ishin nga ai. Udhëtimi që ai do ta ketë me skuadrën vetëm dy javë më vonë, duket interesant për mediet.

Shkaku i prejardhjes së tij nga Kosova, Shaqiri dihet se nuk është një lojtar i preferuar për tifozët serbë, që pritet ta fishkëllejnë në ndeshjen që do të luhet në ‘Marakana’.

I pyetur rreth kësaj ndeshje, Shaqiri ka deklaruar: “Nuk kam frikë. Unë kam parë disa artikuj në lidhje me këtë temë. Një lojtar ka thënë diçka në lidhje me këtë, por më të vërtetë mua nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit”.

“Unë po shkoj atje për të luajtur futboll dhe nuk ka të bëjë fare me politikën. Asgjë tjetër nuk më intereson, unë po shkoj atje për ndeshje futbolli”, ka shtuar Shaqiri derisa po u përgjigjej pyetjeve në gjuhën angleze.

Në fund, ishte edhe një gazetar serb që deshi të marrë një prononcim nga Shaqiri, por ky i fundit me të dëgjuar gjuhën në të cilën është parashtruar pyetja është larguar.