Bebe Rexha hyn në historinë e “Billboard Hot 100”

Bebe Rexha ka shënuar edhe një sukses në tregun e muzikës.

Bebe Rexha vazhdon të qëndrojë në tabelën e “Billboard Hot 100” me këngën “Meant to Be”, për 1 vit rresht.

Kënga “Meant to Be” llogarit mbi 610 milionë klikime në kanalin YouTube dhe është bashkëpunim i këngëtares shqiptare me Florida Georgina Line.

Kjo është kënga e vetme që ka arritur këtë gjë dhe ndër të paktat në këtë dekadë që qëndron kaq gjatë në Billboard.

Për ndryshe, Bebe Rexha nuk ndalet së punuari rreth projekteve të reja muzikore, ajo ka paralajmëruar një këngë të re, të cilën këto ditë është duke e finalizuar.