E shtuna dhe e diela duhet doemos të rezervohet për futboll nga tifozët e këtij sporti.
Fundjava e 27 dhe 28 tetorit sjellin përplasje interesante në ligat kryesore të Evropës në futboll.
Në Premierligë, Tottenham Hotspur takohet me Manchester Cityn, ndërsa në Serie A, Napoli pret Romën.
Sigurisht që përballja kryesore është ajo e La Ligës, ku Barcelona dhe Real Madrid zhvillojnë ‘El Clasicon’, të parën që nga viti 2007 pa Messin dhe pa Ronaldon.
Derbit e javës në Evropë:
Barcelona – Real Madrid
Tottenham – Manchester City
Napoli – Roma
Lazio – Inter
Dortmund – Hertha Berlin
Marseille – PSG