• E mërkurë / May-21 20:01
  • Kontakt

Kanë përfunduar ndeshjet e para të fazës së dytë të Ipko Superligës

Sot janë zhvilluar ndeshjet e para të fazës së dytë sezonale të Ipko Superligës së Kosovës, në futboll.

Ndeshja më interesante e ditës së sotshme ishte ajo mes Ferizaj dhe Flamurtarit.

Kjo ndeshja regjistroi plot pesë gola, për rezultatin përfundimtarë 2:3.

Të parët kaluan ne epërsi skuadra vendase me anë të Berbatovcit, i cili në minutën e 28 zhbllokoi takimin.

Pjesa e dytë i takoi në tërësi Flamurtarit. Në minutën e 55’ ishte Krasniqi që realizoi golin e parë për mysafirët.

Mysafirët nuk u ndalen me kaq duke realizuar edhe dy herë të tjera, në minutën e 68’ dhe 87’.

Vendasit gjetën edhe një herë golin me anë të Mazrekaj, i cili vendosi rezultatin final 2:3.

Ndërkaq, sot u luajtën edhe ndeshjet KEK-u – Drita dhe Ballkani – Liria.

Në ndeshjen mes KEK-ut dhe Dritës, ashtu siç pritej fitues dolën mysafirët nga Gjilani, me rezultat 1:2.

Golin e  parë takimi e realizoi Haxhimusa, në minutën e 7’ të takimit.

Dy golat e tjerë erdhën në minutat 88′  (1:1) dhe për fundin dramatik në minutën e 92′ mysafirët shënuan golin e fitores.

Ballkani dhe Liria u ndanë me rezultatin 1:0 në favor të Ballkanit. Goli erdhi në minutat e fundit të takimit, nga Topalli (80’).

Kjo është renditja e skuadrave pas këtyre ndeshjeve.