• E mërkurë / May-21 22:31
  • Kontakt

Benzema apo Suarez, Busquets apo Casemiro? Kjo është 11-shja më e mirë e “El Clasico”

Të dielën, rivaliteti i madh ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit do të kthehet në “Camp Nou”.

“Goal” ka bërë një skuadër të përbërë nga lojtarët më të mirë të dyja skuadrave

Kush do futet në formacionin më të mirë të “Klasikes” në mungesën e Lionel Messi?

“Goal” ka përzgjedhur lojtarët duke gjykuar në formën aktuale dhe në saje të atyre që janë të gatshëm të paraqiten në fushë.

Garën për portierin e fiton anëtari i Barcelonës, Ter Stegen. Paraqitja e tij me Sevillan ka treguar se gjermani është në nivele shumë të larta.

Në anën tjetër, fazën defanzive e dominon skuadra e mbretërve.

Mbrojtësi i djathtë është përzgjedhur Sergi Roberto. Kjo pakëz falë mungesës së Carvajal.

Për qendrën e mbrojtjës janë zgjedhur Ramos dhe Varane, kurse në krahun e majtë Marcelo.

Garën e mesfushës e “fiton” Barcelona, me dy nga tre lojtarët. Rakitic, Busquets e Modrice përbëjnë mesfushën.

Edhe në fazën e sulmit, Barcelona ka lojtarët më kualitativ se Real Madridi, sipas “Goal”.

Coutinho, Suarez e Bale janë treshja më e mirë e sulmit, kombinuar nga dyja skuadrat.

Kjo “Klasike” do të jetë e paraqë nuk shfaq Cristianon dhe Messin, që nga viti 2007.