Babai i Stresit zbulon kush ishte vajza që u kap e zhveshur me të birin në hotel

Dy javë më parë, reperi i njohur Stresi u arrestua nga policia pasi u kap në një hotel në Linzë me një sasi të konsiderueshme kokaine, armë dhe ...

Në momentin e arrestimit, ai ishte i shoqëruar nga një vajzë 20-vjeçare me inicialet P.Ç, e cila po hetohet në gjendje të lirë nga policia.

Në një intervistë për ‘Sevenbizz’, babai i reperit ka rrëfyer si qëndron e vërteta. Sali Lushaj tha se arrestimi i Stresit ishte i inskenuar nga pushteti.

“Ai shkoi në hotel për të fjetur gjumë. Kishte zënë një dhomë tjetër, i ndërruan dhomën. Shkuan futën armën e mbështjellë me peshqir dhe e lanë në dollap. Ai ka fjetur gjithmonë në dhomën numër 3, ata i sugjeruan një dhomë tjetër.

Në momentin që një fanse ka thënë dua të bëj një fotografi, as dy minuta, ka hyrë policia. Vajza ka qenë e ulur në karrige.”- ka treguar babai i reperit.