Peter Crouch me deklaratë të madhe për Xherdan Shaqirin

Xherdan Shaqiri është lojtari i momentit te Liverpooli.

27 vjeçari me prejardhje nga Kosova, po kalon një formë të mirë pas kalimit te Liverpool nga Stoke City, gjë të cilën e dëshmoi edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në fitoren 4:0 ndaj Crvena Zvezdës.

Derisa mediet në Angli po shkruajnë për formën momentale të Shaqirit, i befasuar nga paraqitjet i këtij të fundit nuk është Peter Crouch.

Sulmuesi i Stoke Cityt në një shkrim të tij për ‘Daily Mail’ ka përzgjedhur fjalët më të mira për Shaqirin, të cilën e quan një profesionist të madh, dhe të aftë për të bërë çdo gjë.

“Unë po e shoh se si po luan te Liverpool, për mua kjo nuk është befasi. Kur ai u transferua në Anfield këtë verë, iu thash disa prej djemve në zhveshtore se ai do të bënte mirë atje, dhe kjo është ajo që ka bërë ai javëve të fundit”, ka shkruar Crouch.

“Njerëzit thonë se është e pamundur të thyhet treshja e Liverpoolit me Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mane kur janë të aftë për lojë, por nëse dikush mund ta bëjë këtë, është Shaqiri”.

“Sa i përket aftësisë, ai bën pjesë të lojtarët më të mirë që kam luajtur. Më besoni, ai mund të bëjë gjithçka që ai dëshiron të bëjë”.