Pa Messin dhe Ronaldon, kush do të jetë lojtari kryesor i ‘El Clasicos’?

Barcelona të dielën në ‘Camp Nou’ do të pres Real Madridin për të zhvilluar derbin e xhiros së 10-të në La Liga.

Për herë të parë në dekadën e fundit, në ndeshjen më të madhe të futbollit në botë nuk do të luajnë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Ishte dhjetori i vitit 2007, hera e fundit kur Messi dhe Ronaldo nuk u paraqitën në një ndeshje ‘El Clasico’.

Dita kur një ‘El Clasico’ do të luhej sërish pa dy më të mirët në botë herë do kur kishte për të ardhur, dhe ajo ditë do të jetë e diela e 28 tetorit.

Ndeshja e fundit kur këta dy yje nuk luajtën në ‘El Clasico’ në vitin 2007 u fitua nga Real Madrid 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Julio Baptista. Në atë kohë, Ronaldo po vazhdonte të shënonte pafund për Manchester Unitedin, ndërsa Messi mungoi shkaku i lëndimit.

Tani me Ronaldon në Juventus dhe me Messin e lënduar, çështja bie se kush do të jetë lojtari kryesor i kësaj ‘El Clasico’.

Te Real Madrid, do të jetë Isco lojtari që do të kërkojë të përbush mungesën e Ronaldos, ndërsa te Barcelona, siç pamë edhe kundër Interit në Ligën e Kampionëve, pritet të Rafinha të jetë Rafinha.

Me gjithë këto, në ‘Camp Nou’ kanë për t’u zhvilluar 90 minuta, dhe këto minuta do të na dëshmojnë se kush ishte lideri i ‘El Clasicos’.