Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të dytë

Hilary Duff dhe partneri i saj Matthew Koma kanë mirëpritur fëmijën e dytë.

Hilary Duff dhe Matthew Koma sollën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me një emër të veçantë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Çifti njohuan se mirëpritën vajzën e tyre të enjten, më 25 tetor, kurse përmes rrjeteve sociale njoftuan se vajza do të quhet Banks Violet Bair.

Aktorja dhe këngëtarja ka postuar fotografi të vajzës në llogarinë e saj në Instagram dhe u shpreh tejet e lumtur që u bë nënë për herë të dytë.

“Kjo na ka vjedhur plotësisht zemrat tona! Ajo u bashkua me botën tonë në shtëpi të enjten pasdite dhe është magji absolute”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që fëmija i parë i Hilaryt me ish-bashkëshortin Mike Comrie, është djalë dhe quhet Luca, i cili tashmë është gjashtë vjeç.