Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi viziton B.L. Golemidoll (Video)

Kryetari i komunës z.Shqiprim Arifi ka vizituar bashkësinë lokale Golemidoll...

Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi ka vizituar bashkësinë lokale Golemidoll, gjatë vizitës së tij në këtë fshat z.Arifi inspektoi punët në rrugën që është duke u punuar e cila të shpie në drejtim të varrezave në këtë fshat.

Ndërsa në intervistën e dhënë për Rtv Aldi z.Arifi u shpreh njëra ndër punët më të rëndësishme ka qenë që rruga që të shpie tek varrezat të përfshihet me infrastruktur rrugore, sa i përket projekteve në këtë bashkësi lokale për vitin 2019 e kemi paraparë një park dhe në këtë mënyrë të kemi hapësirë të mjaftueshme për fëmijët por edhe për banorët e këtij vendi.

Rruga që të shpie tek varrezat ka një gjatësi prej 600 m, ku komuna në këtë drejtim ka investuar më pak se 500.000 dinarë pasi që vullneti i mirë i qytetarëve nuk ka munguar në këtë drejtim, tha ndër të tjerash z.Arifi.